Botërori i Katarit me format ndryshe - Bota Sot
Botërori i Katarit me format ndryshe

Futboll

Botërori i Katarit me format ndryshe

Më: 16 mars 2019 Në ora: 00:02
Kupës së Botës

Shtëpia e futbollit botëror (FIFA) ka rekomanduar zyrtarisht zgjerimin e Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar, nga 32 në 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret pas votimit të anëtarëve, gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Paris, që do të mbahet në muajin qershor.

Mbështetja për zgjerimin e turneut erdhi pas takimit të pjesëtarëve të Këshillit Drejtues të FIFA-s, në Majami të Shteteve të Bashkuara.

Një studim fizibiliteti i kryer nga FIFA doli në konkluzionin se, zgjerimi i turneut në Katar do të sillte rreth 400 milionë dollarë të ardhura shtesë, por theksonte se duhej të ndodhte vetëm nëse disa ndeshje do të luheshin jashtë Katarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...