Celina po ribashkohet me Man City

Futboll

Celina po ribashkohet me Man City

Më: 16 mars 2019 Në ora: 00:26
Bersant Celina

Bersant Celina do të ribashkohet me skuadrën që nisi karrierën, Manchester City.

Ylli i Swansea do të përballet këtë javë me ish skuadrën e tij, në kuadër të garave në Kupën FA, ku do të ketë mundësinë të ribashkohet me ish trajnerët dhe ish shokët e skuadrës.

Celina do të tentojë ta prijë skuadrën e tij drejt një rezultati pozitiv kundër ish skuadrës së tij, në përballjen që do të jetë e vlefshme për fazën çerekfinale.

Kosovari iu bashkua kampionëve të Anglisë kur ishte vetëm 13 vjeçar, dhe kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij prej futbollisti.

“Manchester City është vendi ku u bëra burrë. Skuadra pati një influencë të madhe tek unë. Ata kanë shumë lojtarë të mirë të rinj dhe trajnerë të mahnitshëm” ka thënë tutje reprezentuesi kosovar, për “BBC Sports Wales”.

Tutje në intervistën e tij, Celina ka folur edhe për kohën kur familja e tij lëshoi Kosovën, si pasojë e luftërave që ndodhën atë kohë.

Bersanti nuk pati javën më të mirë këtë javë, pasi humbi penalltinë në ndeshjen ndaj WBA, e cila u bë virale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat