Zidane: “Duam të ftojmë të gjitha 11 ndeshje” - Bota Sot
Zidane: “Duam të ftojmë të gjitha 11 ndeshje”

Futboll

Zidane: “Duam të ftojmë të gjitha 11 ndeshje”

Më: 16 mars 2019 Në ora: 08:00
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, ka dalë në konferencën e tij të parë për shtyp, pas rikthimit në “Santiago Bernabeu”.

“Kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund të kampionatit. Lojtarët janë të lumtur, të tria seancat që kemi bërë kanë kaluar shumë mirë. Jemi stërvitur me intensitet dhe dëshirë, çka është gjëja më e rëndësishme. E përsëris, gjëja më e rëndësishme është që t’i shoh të gjithë lojtarët shumë të përfshirë. Ky është një sezon i vështirë, por lojtarët kanë bërë edhe gjëra të mira. Duam të fitojmë ndaj Selta Vigos. Nuk do të flasim tani për sezonin e Garet Bejlit . Mbeten edhe 11 ndeshje për t’u luajtur, do ta vlerësoj si të gjithë. Bejle është i gatshëm për të luajtur. Na mbeten për t’u luajtur 11 ndeshje dhe duam t’i fitojmë të gjitha. Kjo nuk do të thotë se do ta fitojmë titullin. Ajo që duhet të bëjmë është të japim gjithçka në fushë, pastaj do të shohim se ku e përfundojmë garën. Te Real Madridi gjithmonë do të kërkojnë më shumë, por ambicia mbetet, më pëlqen ta konstatoj përsëri. Për mua ky ishte momenti për të ndryshuar. Tani kthehem me të njëjtat ambicie. Jam i kënaqur si ditën e parë, por dua të jetoj një aventurë të re me Real Madridin,” tha mes tjerash Zidan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...