Florentino 900”, ditë e madhe për Realin

Futboll

Florentino 900”, ditë e madhe për Realin

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:15
Florentino Perez

Kjo pasdite do të jetë ndryshe për Real Madridin.

Nga njëra anë, kthimi i Zinedine Zidane në stol, në anën tjetër, ndeshja ndaj Celta do të jetë e 900-ta zyrtare me presidentin Florentino Perez në krye. Këtu përfshihen të dyja periudhat e presidentit të bardhë. Kjo shifër ndahet në këtë mënyrë: 

584 ndeshje në kampionat (La Liga), 95 ndeshje në Kupën e Mbretit dhe 12 ndeshje në Superkupën e Spanjës, në garat kombëtare. Në aspektin ndërkombëtar, 8 ndeshje i përkasin Botërorit për Klube, 2 ndeshje në “Intercontinental Cup”, 192 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe 6 ndeshje në Superkupën e Europës. 

Nëse sot rrumbullakos një shifër “jubilare” në krye të klubit galaktik, Florentino Perez e mori karrigen presidenciale në korrik 2000. Real Madridi kishte fituar një Kupë Europiane nën drejtimin e Lorenzo Sanz. Presidenti i tanishëm i bardhë erdhi në “pushtet” falë mbështetjes së shumicës së partnerëve të klubit. 

Menaxhimi i tij ndryshoi plotësisht imazhin dhe realitetin ekonomik të “Los Blancos”, raporton telesport. Ai kaloi nga një situatë e vështirë, falë menaxhimit më profesional, në vendin që historia i rezervuar Real Madridit. Klubi që drejton është në krye të renditjes për të ardhurat e cilësdo organizatë sportive në botë, i çertifikuar me rreth 800 milionë euro fitime në sezonin e fundit.

Real Madridi ka grumbulluar 41 tituj nën presidencën e Florentino Perez, nga të cilët 24 në futboll dhe 17 në basketboll. Në fazën e tij të parë në karrigen presidenciale të bardhë (2000-2006) u shtuan 7 tituj, me referencë kryesore Champions-in e fituar në Glasgow.

“Palmaresin” e asaj kohe e përbëjnë 1 botëror për Klube, 1 Superkupë Europiane, 2 kampionate (La Liga) dhe 2 Superkupa Spanjolle. 

Sukseset janë shumëfishuar në periudhën e dytë si president, deri në 17 tituj, duke theksuar fuqimisht 4 Champions dhe 2 tituj kampioni (La Liga). Po ashtu, janë fituar 4 Botërorë për Klube, 3 Superkupa Europiane, 2 Kupa Mbreti dhe 2 Superkupa Spanjolle.

Lojtarë si Figo, Zidane, Beckham, Bale, Cristiano Ronaldo, Ramos dhe Ronaldo Nazario janë disa yjet, që i ka afruar ai në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat