Real Madrid “placket” kryeqytetin e Italisë. Gati mbi 130 mln euro për dy yje!

Futboll

Real Madrid “placket” kryeqytetin e Italisë. Gati mbi 130 mln euro për dy yje!

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:43
Florentino Perez

E ka parë nga afër, në një ndeshje të Champions League të luajtur më 19 shtatorin e shkuar. Nga ai moment, çdo ndeshje i ka vënë dikë që ta ndjekë. Real Madridi është dashuruar mes Nicolo Zaniolo dhe po studion mënyrën që ta marrë në Spanjë në qershor. Nuk është thjesht një "zë merkatoje", por një ide konkrete, që shumë shpejt mund të sjellë një tratativë.

Sinjalet shkojnë në këtë drejtim, scout blancos janë duke punuar "nën rrogozë". Ishin të pranishëm  në stadiumin "Olimpico" ndaj Portos, por edhe në Oporto në ndeshjen e kthimit. Do të kthehen ta mbajnë nën vëzhgim dhe shumë shpejt Perez mund të vihet në kontakt me Claudio Vigorelli, agjenti i ish lojtarit të Interit dhe Virtus Entellas, që po negocionon rinovimin me Romën.

Idea e Pallottas, edhe tani që Monchi është larguar, është që të largojë sulmet. Zaniolo është thesar për klubin, një siguri e të tashmes dhe e të ardhmes, rreth të cilit duhet ndërtuar Roma. Por, dinamikat ekonomike mund të modifikojnë planet. Pa kualifikim në Champions League e ardhshme dhe përpara një ofertë të rëndësishme, gjithçka mund të ndryshojë. Zaniolo nuk shitet,  edhe Juventusi është lajmëruar, por nëse nga Madridi vjen një çek me 60 milionë euro, atëherë edhe Pallotta vështirë që të rezistojë.

Por, Reali nuk sheh vetëm te Roma. Një tjetër futbollist që po ndiqet për në verë është Milinkovic-Savic. Gjatë verës së shkuar, sipas atyre që janë përfolur, pikërisht nga Madridi mbërriti oferta prej 100 mln eurosh për të cilën fliste Claudio Lotito. Lazio refuzoi, por me një tjetër sezon pa Champions, në Romë po mendojnë seriozisht se këtë herë nuk mund të bëjnë asnjë barrierë. Vlera e mesfushorit serb ka rënë në 80 mln euro tani ose më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat