Fanella speciale për “El Clasico”-n e vitit të ardhshëm - Bota Sot
Fanella speciale për “El Clasico”-n e vitit të ardhshëm

Futboll

Fanella speciale për “El Clasico”-n e vitit të ardhshëm

Më: 16 mars 2019 Në ora: 13:39
Fanela e Barcelonës

Barcelona dhe Nike kanë përgatitur fanellën e tretë për sezonin 2019-2020, e cila do ketë shumë përmbajtje historike të Katalonjës. Do jetë një fanellë e gjitha ngjyrë ari dhe me katër vija të kuqe. Ky do jetë një imazh i legjendës së Katalonjës, Guifre el Pilos, i cili konsiderohet si themeluesi i këtij rajoni. El Pilos luftoi mbi një fushë-betejë të artë që i kanë dhënë ngjyrë edhe fanellës, ndërsa vijat e kuqe simbolizojnë katër gishtat e tij të gjakosur pas betejës. Vendimi është marrë para se të kryheshin dy ndeshjet ndaj Real Madrid-it dhe gazeta “Sport” ka bërë me dije se kjo fanellë do të përdoret sezonin e ardhshëm në “El Clasico”. Katalonja është rajon që ka pasur probleme me Spanjën, pasi kanë kërkuar autonomi të rajonit të tyre dhe një fanellë e tillë me përmbajtje historike mund të nxisë debat të madh në Spanjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...