Nainggolan plas të vërtetën pse u largua nga Roma

Futboll

Nainggolan plas të vërtetën pse u largua nga Roma

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:19
Radja Nainggolan

Në sezonin e tij të parë me Inter, Radja Nainggolan ka luajtur në 26 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Mesfushori belg ka shpjeguar arsyet e largimit të tij nga Roma.

"Unë pata një zënkë me Monchi-n”, shpjegon ai, “nuk u soll profesionalisht ndaj meje. Në verë ai nuk më tha se donte të më shiste, dhe ndërkohë ai dërgoi ndërmjetësues në Turqi për të më shitur pa ditur asgjë. Në atë moment kuptova se koha ime në Romë mbaroi".

Një bashkëjetesë e pamundur: "Unë jam njeri i hapur dhe i sinqertë, po të kisha qëndruar në Romë pas asaj që ai më bëri mua, unë do të kisha filluar një luftë botërore çdo ditë".

Forma fizike: "Së pari kam luajtur 50 ndeshje pa probleme. Më duhet të mësoj të menaxhoj vetveten, tani kam humbur disa kilogram dhe gjithashtu kam ndalur pirjen e duhanit".

Nainggolan mbyll dyert e tij për një kthim të mundshëm në ekipin kombëtar: "Është një kapitull i mbyllur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat