Inter, Icardi, Piatek, grupi, hakmarrja... Gattuso analizon derbin

Futboll

Inter, Icardi, Piatek, grupi, hakmarrja... Gattuso analizon derbin

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:32
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milan-it Gennaro Gattuso ka dalë në konferencë për shtyp në prag derbin me Inter-in për Serie A. Italiani analizoi kundërshtarin duke thënë se duhet respekt maksimal, pavarësisht vështirësive që kanë dhe beson fort tek loja e grupit. Dy fjalë të ashpra i ka edhe për sjelljen e Mauro Icardi-t në mënyrë të tërthortë sigurisht, duke qenë se argjentinasi nuk është lojtari i tij.

Derbi – Dëgjoj prej 4-5 ditësh që Inter ka vdekur e ne jemi favoritë, nuk është kështu. Duhet të luajmë me zemër, me mendje, të respektojmë kundërshtarin, të luajmë me zgjuarsi dhe zemër të madhe për të zhvilluar një ndeshje të bukur. Nesër tifozët do jenë lojtari i 12-të në fushë për ne, por Inter mund të na vërë në vështirësi me kampionët e tyre.

Ndeshja më e rëndësishme – Janë tre pikë si në ndeshjet e tjera, nuk jam i shqetësuar për ndeshjen në vetvete, por çfarë na rezervon gara nëse gjërat shkojnë keq. 10 ndeshjet pas kësaj më shqetësojnë mua, nëse fitojmë nesër do të fitojmë edhe në nivelin mental dhe do japim më shumë në muajt e ardhshëm. 

Bilgia – Do e shohim nesër!

Inter – Nuk mendoj për të tjerët, nuk jam në dhomën e zhveshjes së Inter.

Piatek bën diferencën – Jo, e bën grupi. Në jetën time kam parë shumë pak lojtarë që kanë aftësi të fitojnë ndeshjet të vetëm, ne nuk jemi në këtë pozicion.

Spalletti – Është pjesë e punës të jesh nën presion. Rezultatet janë përcaktuese për karrierën e trajnerit. Kurrë nuk mendoj për shkarkimin, por vetëm të punoj dhe të arrij objektivat.

Hakmarrje personale – Jo, nuk do jetë hakmarrje. Ne duhet të arrijmë objektivat tanë, të kthehemi në Champions, ka ende shumë ndeshje. 

Derbi pa Icardi-n – Mendoj se edhe lojtari më i fortë në botë duhet të ketë respekt për lojtarët e tjerë, nëse dikush nuk ka respekt, unë bëhem njeriu më i keq në botë. Respekti është esencial në botën e futbollit. Më pëlqen kur i thonë gjërat në fytyrë në dhomat e zhveshjes, nëse dikush ka një problem me mua është më mirë që të flasë aty dhe të lërë mërinë mënjanë. 

Piatek – Kam punuar pak me “Pistolero-n”, nuk flas shumë me të. Kam filluar të shoh më shumë buzëqeshje tek ai, në fillim mendoja se ishte i inatosur me mua. Atij i pëlqen të stërvitet, nuk pushon më shumë se një ditë, nuk ka nevojë t’i flasësh, ai e di vetë ç’duhet të bëjë. 

A doni t’i jepni Inter-it grushtin e fundit? Duam ta bëjmë, jam dakord me Spalletti-n kur thotë se: Nuk duhet të bëjmë luftë. Nuk  mund të dalim në fushë dhe të luajmë ndeshje me nerva, ne na duhet mendje dhe ndjenjë. Duhet shumë, po shumë respekt për Inter-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat