Zemra nuk urdhërohet

Futboll

Zemra nuk urdhërohet

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:48
Ramon Monchi

Zemra nuk urdhërohet. Historia midis Sevilla dhe Ramon Monchi ende duhet të shkruhet, një histori e denjë për skenarin e një filmi dashurie. Monchi kthehet te Sevilla e tij pas dy vitesh në Romë, që solli më shumë vuajtje sesa gëzim. Një dashuri që kurrë nuk përfundoi me klubin andaluzian dhe u vërtetua nga një postim në rrjetet sociale: "Zemra nuk e harron kurrë vendin, ku ka lënë rrahjet më të mira”.

Një mesazh që konfirmon mbylljen e negociatave të nisura nga presidenti i Sevilla, menjëherë pas ndërprerjes së bashkëpunimit të Monchi me verdhekuqtë e Romës. "Unë mendoj se gjithçka mund të mbyllet shpejt, - pranon presidenti José Castro Carmona. - Kthimi i tij do të ishte i rëndësishëm, ai e njeh plotësisht situatën dhe filozofinë e këtij klubi. Do të ishte një goditje e madhe".

Javën e ardhshme klubi do të zyrtarizoj rikthimin e madh. Nga San Fernando, njëqind e njëzet kilometra larg Sevilla së tij, Monchi shkruan "poezi" për të dashurit e tij. Sepse zemra nuk mund të urdhërohet dhe Monchi e ka kuptuar atë në Romë. Disa dashuri nuk mbarojnë, bëjnë kthesa të mëdha dhe pastaj kthehen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat