Mauro Icardi rikthehet zikaltër prag derbin me Milan

Futboll

Mauro Icardi rikthehet zikaltër prag derbin me Milan

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:09
Mauro Icardi

Prei 9 shkurtit Mauro Icardi nuk zbret në fushë me fanellën zikaltër të Inter-it. Ish-kapiteni ka zgjedhur të braktisë skuadrën për faktin se i hoqën shiritin e kapitenit dhe fshihet pas një dëmtimi në gju. 

Prej disa ditësh argjentinasi nuk ka reaguar as në media e as në rrjete sociale, aty ku ai bën replikat e tij. Gjithsesi një ditë para derbit, Icardi duket se nuk i ka rezistuar dhe ka postuar një fotot të tijën në “San Siro”-n pas shpinës së tij dhe festimi i tij i zakonshëm pas çdo goli.

As një rresht, as një fjalë e asnjë germë nuk ka shkruar 26-vjeçari, por është mjaftuar vetëm me inicialet e tij (MI9) dhe në pak orë ka pasur mijëra reagime dhe pak komente nga miqtë e tij (pasi komentuesit e thjeshtë i ka të bllokuar), duke i treguar se iu mungon shumë kapiteni i tyre.

Gjithsesi asnjë veprim i tij për të zbritur në fushë. E ka braktisur skuadrën në të gjitha drejtimet, e la pa sulmues në ndeshjen ndaj Frankfurt dhe nuk pranoi të “ulë hundën” dhe të rikthehet për derbi.

Saga “Icardi” vazhdon, deri kur nuk dihet. Me të gjitha gjasat në fund të sezonit ai do largohet nga Inter, vetëm destinacioni i ardhshëm mbetet për t’u parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat