Paçarada me Sandhasenin deklasojnë St. Paulin

Futboll

Paçarada me Sandhasenin deklasojnë St. Paulin

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:24
Paçarada me Sandhasenin deklasojnë St. Paulin

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit, treguan lojën më të mirë gjatë këtij edicionit, duke i dhënë leksion me rezultat 4:0 St. Paulit, në ndeshjen e javës së 25-të të Bundesliga II.

Fitore në kohën e duhur dhe për të pretenduar shmangies së zonës së rrezikut.

Mbrojtësi shqiptar dha maksimumin, duke luftuar në çdo cep të fushës, e cila iu shpërblye me fitore bindëse. Golat i shënuan: Wooten (34'), Förster (43' e 49'), Schleusener (46').

Sandhausen është në pozitën e 15-të me 23 pikë, kurse St. Pauli i katërti me 43. Humbje e rëndë për St. Paulin që synon elitën e futbollit gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat