Llapi baras me Ballkanin - Bota Sot
Llapi baras me Ballkanin

Futboll

Llapi baras me Ballkanin

Nga: K. G. Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:57
KF Ballkani

Llapi nga Podujeva befasohet si vendas, duke luajtur me rezultat 1:1 me Ballkanin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Vendasit luftuan me mish e më shpirt por jo edhe t’i fitojnë tri pikë në luftë për titullin e kampionit, kurse Ballkani importoi një pikë të madhe. Në minutën 5-të, Jetmir Topalli shënon gol me të majtën për të kaluar në epërsi skuadrën e Ballkani.

Gjashtë minuta pa përfunduar sfida përkatësisht në minutën e 84-të, Mentor Zhdrella ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke barazuar rezultatin 1:1 dhe shpëtoi llapjanët nga humbja. Për Llapin ky barazim është sikur humbje, duke e renditur në vend të dytë me 48 pikë, ka një ndeshje më shumë se lideri Feronikeli që ka 52 pikë, ndërsa Ballkani është i gjashti me 29.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...