Alla lider në Kinë

Futboll

Alla lider në Kinë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:24
Alla lider në Kinë

Albi Alla që në fillim të kampionatit bëhet protagonist në Kinë. Mbrojtësi shqiptar jo vetëm që bëri një paraqitje të shkëlqyer në mbrojtje në fitoren e ekipit të tij Shaanxi Changan 3:0 ndaj Qingdao Huanghai por gjithashtu mundi të shënojë dhe një nga golat në këtë sukses duke kontribuar jo pak në fitoren e parë në kampionat të të tijve në javën e dytë. Skuadra e tij e dominoi takimin që në fillim dhe pasi e mbylli pjesën e parë në avantazh sigurinë e rezultatit ja dha Alla, që ndoqi një aksion në qendër të zonës dhe pas një fluturimi në zonë me kokë mundi të shënojë golin e 2-0 me trajnerin që festoi si i çmendur në stol. Paraqitjet e Allës janë vlerësuar dhe nga shtypi kinez që e ka krahasuar lojën e 26-vjeçarit me atë të yllit të Barcelonës, Gerard Pique. Alla është përshtatur mjaft mirë në kampionatin kinez dhe paraqitja e tij e fundit e ka konfirmuar këtë me lojtarin që është shndërruar shumë shpejt në një prej futbollistëve më të mirë të skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat