Messi synon rekorde

Futboll

Messi synon rekorde

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:26
Messi

Leo Messi vazhdon të shkruajë histori e të lë gjurmë në botën e futbollit.

Këtë të diel, në takimin Betis-Barcelona, ai synon t’i kalojë legjendat e Barçës, Xavi Hernandez dhe Andrés Iniesta.

Së pari, ylli argjentinas mund të kapërcejë numrin më të madh të fitoreve në historinë e klubit, nëse mposht Betisin, së dyti do të përputhet me numrin më të shumtë të ndeshjeve zyrtare të luajtura te Barça.

Leo ka aktualisht 476 fitore si lojtar Blaugrana, njësoj sa Xavi Hernández, deri më tani lojtari me më shumë fitore në historinë e klubit.

Nëse Messi fiton të dielën, do të kalojë në krye i vetëm, me 477 triumfe. Kësisoj, do të bëhet futbollisti me më shumë fitore në historinë e Barcelonës.

Po ashtu, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të arrijë edhe Andres Iniesta në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura me fanellën e klubit katalunas.

“Manchego” regjistron 674 ndeshje me katalanasit, ndërsa Leo tashmë ka 673 ndeshje. Kjo do të thotë që, nëse ai luan këtë të diel, do të barazohet me Iniesta, sa iu takon ndeshjeve zyrtare me Barcelonën.

Ai do të kishte vetëm Xavi Hernández përpara, që ka grumbulluar 767 ndeshje zyrtare, transmeton Express.

Duke marrë parasysh ritmin e pandalshëm të argjentinasit, ky rekord i ish-kapitenit mund të thyhet në mes të sezonit 2020-2021.

Aktualisht, Messi ka shënuar 588 gola me klubin nga “Camp Nou”, kështu që i mungojnë vetëm 12 të tillë për të rrumbullakosur shifrën 600, në lojërat zyrtare.

Vetëm Edson Arantes do Nascimiento (Pele), vazhdon të mbajë rekordin e këtillë për një klub, në kuotën 643 golave  me Santos.

Kujtojmë se Messi tashmë ka kaluar Inisetan sa i përket paraqitjeve në La Liga, me 445 paraqitje, para tij qëndron vetëm Xavi Hernández me 505 ndeshje në La Liga, 60 ndeshje më shumë se Messi.

Pas kësaj treshe, renditen të pensionuarit, Carles Puyol (392) dhe Migueli (391).

Kurse shokët e skuadrës së Messit, Sergio Busquets deri më tani ka bërë (336 paraqitje) dhe Gerard Piqué (302).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat