Rama: Kukësi shikon vetëm përpara

Futboll

Rama: Kukësi shikon vetëm përpara

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:28
Rama: Kukësi shikon vetëm përpara

Futbollisti i Kukësit, Valdet Rama, foli para supersfidës me Skënderbeun, për mikrofonin e “Supersport” ku u shpreh: “Kampionati shqiptari, po ta krahasosh me ligat e tjera, normalisht që është më pak i partë. Në kohën time kur kam qenë në Kombëtare, ka qenë  2-3 lojtarë të Superligës. Kishim kualitet dhe kalonim mirë. Edhe këtu ka lojtarë që janë shumë të talentuar. Do ishte më mirë që të kishte ndonjë lojtarë më shumë nga Superiorja në Kombëtare. E ndjej veten mirë në Kategorinë Superiore. Kam përshtypje të mirë. Çfarë kam parë deri tani, përshtypjet janë të mira.

Çfarë ka më shumë Kukësi se Partizani. A ke një mesazh për të rinjtë që janë të dyzuar për të zgjedhur Kombëtaren?

Besoj se Durmishaj ka vendosur me familjen e tij. Kemi dëshiruar që të zgjedhë Shqipërinë, por ai bëri zgjedhje tjetër. Kukësi shikon vetëm përpara. Mundohemi të japim maksimumin dhe të fitojmë gjithmonë. Partizani po ecën mirë, por ne shikojmë veten tonë.

Në çfarë gjendje je fizikisht, kur do të shohim 90 minuta?

E ndjej veten mirë. Ndeshjet e luajtura më kanë ndihmuar. Shpresoj që ndeshjen tjetër të jem gati për 90 minuta. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për ne.

A ka ndonjë emër konkret nga Superiorja që ju mendoni se duhet të ishte pjesë e Kombëtares në këto momente?

I kam parë disa lojtarë që kanë kualitet. Nuk mund të them emra. Më kuptoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat