Shkëndija me pikë plota, Shkupi i pafat në duel me Vardarin

Futboll

Shkëndija me pikë plota, Shkupi i pafat në duel me Vardarin

Nga: K. G. Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:47
Junior

Kampioni në fuqi Shkëndija nga Tetova, lider në Kampionatin e Maqedonisë Veriore, arkëtoi tri pikë të mëdha, duke e mundur me rezultat minimal 1:0 Rabotniçkin nga Shkupi. Futbollisti Stenio Junior shënoi në minutën e 53-të dhe rezultoi me fitoren e madhe të kuqezinjve.

Ndërkaq, Shkupi ka qenë i pafat duke humb derbin e kryeqytetit me 1:0 në fushë të Vardarit.  Darko Micevski shënoi nga penalltia në minutën e 20-të. Shkëndija kryeson me 50 pikë, ka tetë më shumë se Akademia Pandev dhe Vardari, kurse Shkupi është në pozitën e katërt me 33 pikë.

Liga e Maqedonisë Veriore
A. Pandev-Sileksi    2:0
Makedonija GP-Bellasica    2:1
Pobeda-Renova    2:3
Shkëndija-Rabotniçki    1:0
Vardari-Shkupi    1:0
Tabela
1. Shkëndija    23    15    5    3    50
2. Akademija Pandev    23    13    3    7    42
3. Vardari    23    12    6    5    42
4. Shkupi    23    9    6    8    33
5. Rabotniçki    23    9    4    10    31
6. Renova    23    7    9    7    30
7. Makedonija GP    23    6    8    9    26
8. Sileksi    23    5    9    9    24
9. Bellasica    23    4    7    12    19
10. Pobeda    23    5    3    15    18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat