Mehmedi shënon, Wolfsburgu i ofrohet zonës së Europës - Bota Sot
Mehmedi shënon, Wolfsburgu i ofrohet zonës së Europës

Futboll

Mehmedi shënon, Wolfsburgu i ofrohet zonës së Europës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:22
Mehmedi shënon, Wolfsburgu i ofrohet zonës së Europës

Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi po kalon formë të mirë, i cili realizoi për fitoren e Wolfsburgut me rezultat 5:2 kundër Fortuna Dyseldorfit, në ndeshjen e javës së 26-të të Bundesliga I.

Futbollisti shqiptar për bukuri u lirua, duke u futur në 16-të dhe me një goditje të saktë e mashtroi portierin mysafir,  duke barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 34-të.

Për Wolfsburgun shënuan: Mehmedi (34'), Weghorst (54', 59' e 88’), Knoche (57') dhe për Fortunan: Ayhan (30'), Raman (65'). Mehmedi u paraqit 80 minuta, duke qenë ndër më të mirët. Mehmedi deri me tash ka realizua 6 gola, kurse Wolfsburg renditet i gjashti me 42 pikë, ndërsa Fortuna është i 12-ti me 31.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...