Zidane kthen në jetë Realin, Celta në krizë

Futboll

Zidane kthen në jetë Realin, Celta në krizë

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:05
Zidane kthen në jetë Realin, Celta në krizë

Real Madridi arkëtoi tri pikë të mëdha, kurse Celta Vigo futet edhe më shumë në krizë. Reali në Santiago Bernabeu e mposhti me rezultat 2:0 Celta Vigon.

Në minutën e 62-të, futbollisti Isco nga afërsia tund rrjetin e rivalit, kurse pas 15 minutave (77’) Gareth Bale nga rreth 14 metra shënon për fitoren 2:0. Zinedine Zidane është kthyer trajner në Real dhe e kthen në jetë me fitore.
 Pas 28 jave Reali është në vend të tretë me 54 pikë, kurse Celta renditet i 18-ti me 25 pikë, por është në rrezik që të largohet nga liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat