Djali i Kujtim Shalës shënon në Gjermani, por...

Futboll

Djali i Kujtim Shalës shënon në Gjermani, por...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:24
Andis Shala

Avancuan por humbi skuadra e Erfurtit. Djali i ish futbollistit të mirënjohur Kujtim Shalës, Andisi, e kaloi në epërsi Erfurtin, por pësuan humbje me rezultat 2:1 në fushën e Optik Rathenow, në ndeshjen e javës së 25-të Ligës së katërt gjermane, grupi i verilindjes. Sulmuesi Shala realizoi në minutën e 26-të, por në 16 minutat e fundit skuadra e tij pësoi dy gola.

Turan realizoi në minutën e 74-të e Kapan në atë të 82-tën për fitoren e Optik Rathenow. Erfurt është në pozitën e pestë me 38 pikë, kurse Rathenow i fundit me 15 sosh. Shala është i pesti në listën e shënuesve me 11 gola të shënuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat