Berlusconi këshillon Gattuson

Futboll

Berlusconi këshillon Gattuson

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:01
Berlusconi dhe Moratti

Nesër në mbrëmje, bota e futbollit do të hedhë vëmendjen nga “La Scala” e futbollit në Milano, stadiumi “San Siro”, ku do të luhet derbi i Madonninës.

Milani dhe Interi do të përballen në një moment mjaft të rëndësishëm dhe që si rrallëherë, i gjen të dy skuadrat në thuajse të njëjtat pozita pikësh, në tabelën e renditjes.

Silvio Berlusconi dhe Massimo Moratti janë dy ish presidentët e skuadrave, që gjatë drejtimit të tyre, i kanë udhëhequr ekipet milaneze drejt sukseseve të panumërta, por sot detyrohen t’i ndjekin sfidat si tifozët e tjerë.

Në prag të derbit të Madonninës, si Massimo Moratti, ashtu edhe ish bosi i Milanit, Berlusconi, kanë bërë parashikimet e tyre për sfidën.

Berlusconi: Nuk e di si do të dalë ndeshja. E vetmja siguri që kam, është se fiton Milani, nëse Gattuso do të luajë me Suson pas dy sulmuesve. Trajneri duhet të luajë me 4-3-1-2, pikërisht me spanjollin pas dy sulmuesve kryesorë”, tha Berlusconi.

Moratti: Është një sfidë krenarie, që të jep një impenjim ekstra, pavarësisht momentit. Zikaltrit janë qartazi në vështirësi, por jam i sigurt që kjo nuk do të vërehet nesër përballë Milanit”, tha Moratti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat