Skënderbeu heroik

Futboll

Skënderbeu heroik

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:04
Skënderbeu heroik

Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1:0 në supersfidën e zhvilluar në Korçë. Goli i mesfushori Bruno Dita i dhuroi fitoren skuadrës së Orges Shehit, duke i dhënë një goditje të rëndë verilindorëve të Armando Cungut.

Ky triumf i korçarëve është shndërruar në një asist edhe për Partizanin kryesues që në rast triumfi ndaj Teutës do të thellë diferencën në +9 nga skuadra e Kukësit.

Duhet theksuar se përballja e sotme ishte tepër e luftuar, ku nuk munguan as kartonat e kuq. Në minutën e 78-të, Leonit Abazi la fushën e lojës, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Maliqit. Me fitoren ndaj Kukësit, Skënderbeut u ngjit në kuotën e 37 pikëve, duke parakaluar përkohësisht Laçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat