Reus i jep tri pikë Dortmundit, vazhdon gara e ashpër në Bundesliga - Bota Sot
Reus i jep tri pikë Dortmundit, vazhdon gara e ashpër në Bundesliga

Futboll

Reus i jep tri pikë Dortmundit, vazhdon gara e ashpër në Bundesliga

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore mjaft të vështirë në udhëtimin në Berlin.

Skuadra e Lucien Favre ka arritur që të shënoj një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, me rezultatin 2:3.

Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, me anë të Salomon Kalou, qysh në minutën e 4’ të takimit.

Dortmund reagoi pas vetëm 10 minutave, duke barazuar me anë të Thomas Delaney.

Për vendasit, ishte përsëri ish sulmuesi i Chelsea, i cili nga pika e bardhë ktheu epërsinë, në minutën e 35’.

Goli i barazimit nga Dortmund erdhi në minutën e 47’ kur shënoi Dan Axel Zagadou, për të ngjallur shpresat e mysafirëve.

Krejt në fund, ishte ylli i skuadrës Marco Reus, që në minutën e 90’ shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.

Kështu, Dortmund bëhet lideri i ri në tabelë, me tri pikë më shumë sesa Bayern, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...