Mbyllet pjesa e parë Wolverhampton-Manchester United, rezultat befasues - Bota Sot
Mbyllet pjesa e parë Wolverhampton-Manchester United, rezultat befasues

Futboll

Mbyllet pjesa e parë Wolverhampton-Manchester United, rezultat befasues

Më: 16 mars 2019 Në ora: 21:46
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Wolverhampton-Manchester United.

Ky fraksion u mbyll me rezultatin e fillimit të ndeshjes, pra, 0-0. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën çerekfinale të FA Cup.

Mysafirët ishin më kërkues, por që nuk arritën të konkretizonin, për të shkuar në pushim me epërsi.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu njoftojmë për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se para kësaj sfide, ka luajtur edhe rivali i qytetit të “Djajve të Kuq”, Manchester City, që mposhti Swansean e Bersant Celinës me rezultat 2-3.

Ajo që i’a vlen të përmendet se nuk mund të kemi derbin e qytetit para finales.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...