Wolverhampton eliminon Man Utd, kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Futboll

Wolverhampton eliminon Man Utd, kalon në gjysmëfinale të Kupës FA

Më: 16 mars 2019 Në ora: 23:11
Pamje nga ndeshja

Wolverhampton Wanderers kanë vazhduar rrugëtimin e mirë në kuadër të Kupës FA.

Pasi eliminuan skuadrën e Liverpool, ‘ujqit’ kanë arritur që të rrëzojnë edhe një tjetër skuadër të madhe.

Wanderers triumfuan me rezultatin 2:1 kundër skuadrës së udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer.

Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 70’, kur sulmuesi që po kalon në super formë, Raul Jimenez, realizoi një gol të bukur me goditje ‘volley’.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Diogo Jota, me një sprint të jashtëzakonshëm, doli përballë portierit dhe tundi rrjetën për 2:0.

Në minutën e fundit, ishte Marcus Rashford që shënoi golin e vetëm për United, por sigurisht që nuk mjaftoi.

Kështu, Wolverhampton Wanderers kalon në gjysmëfinale të Kupës FA, ku janë edhe Watford e Manchester City.

Skuadra e fundit do të vendoset nga çifti Milwall – Brighton. Man Utd tashmë mbetet konkurrent vetëm në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat