Historia flet në favor të Barcës: A po e fiton skuadra katalane përsëri tripletën?

Futboll

Historia flet në favor të Barcës: A po e fiton skuadra katalane përsëri tripletën?

Më: 17 mars 2019 Në ora: 00:03
Barcelona

Barcelona është një nga skuadrat që është në garë për të fituar tripletën këtë sezon.

Skuadra e Ernesto Valverdes veçse ka siguruar titullin e kampionit në La Liga, është në finale të Kupës së Mbretit, si dhe paraqitet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Por, historia tregon se kur Barcelona për herë të parë fitoi të gjitha trofetë brenda një sezoni, situata qëndronte pak a shumë sikurse tani.

Ishin katër skuadra të Premierligës që luanin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Gjithashtu, Barcelona luajti kundër Lyon, dhe ndeshja e parë përfundonte baras.

Skuadra e Cristiano Ronaldos luante në finale të Ligës së Kampionëve, dhe Juvnetus është një shans që të jetë përballë Barcës në finale.

Mbetet të shihet nëse historia do të përsëritet, dhe Barcelona të triumfojë përsëri në të gjitha garat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat