Tottenham dhe Man Utd në garë për ‘të ardhmen e Anglisë’

Futboll

Tottenham dhe Man Utd në garë për ‘të ardhmen e Anglisë’

Më: 17 mars 2019 Në ora: 09:25
Ryan Sessegnon

Tottenham dhe Manchester United janë duke garuar për të siguruar shërbimet e super talentit anglez.

Ryan Sessegnon i skuadrës së Fulham ka përfunduar në radarin e skuadrave të Man Utd dhe Tottenham, raporton ‘Sunday Express’.

Anësori 18 vjeçar kërkohet edhe nga skuadra e Paris Saint Germain, përderisa skuadra e Fulham po tenton të nënshkruajë kontratë të re me të.

Sessegnon ka refuzuar vazhdimin e kontratës dhe pritet që të largohet nga Fulham në fund të këtij sezoni.

Ai thuhet se nuk dëshiron që të largohet nga Londra, dhe ky fakt i jep një avantazh të lehtë skuadrës së Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat