Ylli nga Kosova, Milot Rashica, vazhdon me gola në kampionatin gjerman. Ai shënoi për fitoren e Werder Bremenit me rezultat 3:1 kundër Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e javës së 26-të. Vendasit nuk kishin forcë të ndalnin lojën shumë të mirë të Milot Rashicës.
Në minutën e 37-të, Rashica doli i vetmuar dhe nga rreth 13-14 metra me një goditje mjeshtërore shënon në këndin e majtë të portierit vendas, 0:2. Rashica luajti titullar deri në minutën e 65-të, ndërsa ky ishte goli i 7-të i tij gjatë këtij edicioni. Për Werderin realizuan Kruse (13' e 90+5'), Rashica (37') dhe për vendasit Bailey (75'). Bayer është në pozitën e gjashtë e 42 pikë, ka tri më shumë se Werder i teti në renditje.