Genoa poshtëron ‘Zonjën e Vjetër’

Futboll

Genoa poshtëron ‘Zonjën e Vjetër’

Nga: K. G. Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:24
Genoa poshtëron ‘Zonjën e Vjetër’

Juventusi duarthatë nga Genoa! Juve pa Cristiano Ronaldo nuk ia del në duel me Genoa-n duke pësuar humbje me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 28-të të Serie A në futboll.

20 minutat e fundit kanë qenë fatale për kampionin, ku pësuan dy herë. Në minutën e 72-të, Stefano Sturaro nga rreth 19 metra shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të portierit  Perin.

Nëntë minuta më vonë (81’) Goran Pandev me një mjeshtri të rrallë të tij nga rreth 14 metra realizon për 2:0. Genoa poshtëron ‘Zonjën e Vjetër’ Genoa është në vend të 12-të me 33 pikë, kurse Juventusi udhëheq me 75.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat