Lideri demolon Trepçën ’89!

Futboll

Lideri demolon Trepçën ’89!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:49
Lideri demolon Trepçën ’89!

Feronikeli nga Drenasi dëshmoi fuqinë e liderit në elitën e futbollit të Kosovës, duke e demoluar me rezultat 5:0 Trepçën ’89 nga Mitrovica, në ndeshjen e javës së 23-të. Vendasit u treguan të përsosur në vijën e sulmit, kurse ’89-shi me këtë humbje seriozisht rrezikohet që të bien në  zonën e rrezikut. 
Në minutën e 29-të, Bujar Pllana duke tentuar ta evitoi rrezikun shënon autogol dhe 1:0. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 47-të, Mendurim Hoti ka shënuar pas një kundërsulmit të shpejtë dhe 2:0.

Nuk vonoi shumë, në minutën e 51-të Da Silva me kokë trefishon epërsinë në 3:0. Në minutën e 60-të, braziliani Da Silva, për mrekulli godet dhe thellon epërsinë në 4:0. Feronikeli nuk ndalet shënon edhe golin e pestë, duke iu falënderuar sulmuesit Kastriot Rexhës pikërisht në minutën e 85-të. Ky ishte goli i 12-të për Rexhën në Superligën e Kosovës. Feronikeli udhëheq renditjen me 55 pikë, ka shtatë me shumë se Llapi në vend të dytë dhe tetë se Prishtina, por kjo e fundit ka një takim me pak, kurse Trepça ’89 renditet në pozitën e nëntë me 28.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat