Fitore e vështirë e Liverpoolit! Po Shaqiri?

Futboll

Fitore e vështirë e Liverpoolit! Po Shaqiri?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:04
Fitore e vështirë e Liverpoolit! Po Shaqiri?

Liverpooli me shumë mund ia doli të fitojë me rezultat 2:1 në fushë të Fulhamit, në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League. Liverpooli merr kreun me 76 pikë, por ka një ndeshje me shumë se Manchester City që renditet në vend të dytë.

Në minutën e 26-të, Mane nga afërsia shënoi për 0:1, por Babel barazoi 1:1 (74’) pas një gabimit të mbrojtjes dhe neglizhencës së portierit. Nëntë minuta pa përfunduar takimi, Milner nga penalltia shënon për fitoren e madhe të “Redsave” me rezultat 1:2.

Edhe kësaj radhe Xherdan Shaqiri mbetet në bankë, nuk iu dha asnjë minutë lojë nga trajneri Jurgen Klopp. Fulham është në pozitën e parafundit (i 19-ti) me 17 pikë, por me pak apo pa shpresa për mbetjen në ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat