Kololli hero i fitores ë Zurich-ut, Kryeziu lëndohet  - Bota Sot
Kololli hero i fitores ë Zurich-ut, Kryeziu lëndohet 

Futboll

Kololli hero i fitores ë Zurich-ut, Kryeziu lëndohet 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2019 Në ora: 18:21
Kololli e Xhemajli

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, është hero i fitores së Zurich-ut me rezultat 2:1 në përballje me Xamax-in, në takimin e javës 25-të të elitës së futbollit zviceran. Në minutën e 73-të, Kololli nga afërsia shënon dhe barazoi rezultatin 1:1, ndërsa tre minuta më vonë (76’) Odey siguroi fitoren (2:1).  Për mysafirët realizoi Di Nardo në minutën e 55-të. Mirlind Kryeziu luajti nga minuta e 20-t për Zurich-un, duke e zëvendësuar Hekuran Kryeziun që u lëndua. Benjamin Kololli e Toni Domgjoni luajtën tërë sfidën për Zurich-un.

Domgjoni e Kryeziu u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 53-të përkatësisht 84-të. Samir Ramizi, Arbnor Fejzullahi e Arbenit Xhemaili luajtën standardë te Xamaxi. Ramizi u zëvendësua në minutën e 77-të, Fejzullahi në atë të 81-tën dhe Xhemaili u largua në minutën e 83-të, vendin e të cilit e zuri Kemal Ademi. Zurich është në vend të katërt me 33 pikë, kurse Xamax i nënti me 22. Derbi mes Baselit dhe Young Boys përfundoi baras (2:2).  

Nsame (41' e 44') shënoi për Young Boysin dhe Aebischer (autogol (17') e Okafor (53') për Baselin. Taulant Xhaka luajti standard e Albian Ajeti nga minuta e 89-të për Baselin. Schurpf realizoi për Luzernin dhe Zibung (58') autogol për Thunin, sfidë që përfundoi baras (1:1).  Thun-Luzern ndanë pikët dhe duket se të dyja palët janë të kënaqura. Shkëlqim Demhasaj e Idriz Voca Luajtën të plotë për Luzernin.

Liga e Zvicrës
Basel- Young Boys        2:2
Thun-Luzern    1:1
Zurich-Xamax        2:1
Sion-Grasshoppers    u ndërpre
St. Gallen-Lugano    0:2
Tabela
1. Young Boys        25    21    3    1    66
2. Basel    25    12    9    4    45
3. Thun    25    10    8    7    38
4. Zurich    25    8    9    8    33
5. Luzern    25    10    3    12    33
6. St. Gallen    25    9    4    12    31
7. Lugano    25    7    9    9    30
8. Sion    24    7    5    12    26
9. Xamax    25    5    7    13    22
10. Grasshoppers    24    5    3    16    18

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...