Ylli i Interit: Do ta mposhtim Milanin sonte!

Futboll

Ylli i Interit: Do ta mposhtim Milanin sonte!

Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Sonte zhvillohet derbi i madh italian.

Milan dhe Inter takohen sonte në ‘San Siro’, me fillim nga ora 20:30, në kuadër të xhiros së 28’të të Serie A.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez shpreson që skuadra e tij të fitojë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

“Jam shumë i lumtur që po luaj një lojë të tillë të veçantë”, tha argjentinasi për Inter TV.

“Ne duhet të bëjmë diçka të madhe, duke u përmirësuar në krahasim me ndeshjet e fundit.”

“Ne kemi nevojë për të sulmuar Milanin, shpresojmë të fitojmë këtë duel”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat