James shkatërron Mainz, talenti kanadez shkruan historinë e Bayern

Futboll

James shkatërron Mainz, talenti kanadez shkruan historinë e Bayern

Më: 17 mars 2019 Në ora: 21:09
James

Baayern Munich ka shkatërruar me rezultatin 6-0 Mainz dhe rikthehet në vendin e parë të renditjes së Bundesliga-s. 

Golin e gjashtë të takimit e ka shënuar blerja e janarit, kanadezi Alphonso Davies. Ai është bërë lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që shënon gol për bavarezët, menjëherë ai ka hyrë në historinë e klubit. 

Festën për kampionët në fuqi e nis Lewandowski që në minutën e 3’. James dhe Coman trefishuan rezultatin përpara pjesës së parë. 

Pas pushimit, James kompleton tripletën e parë për Bayern. Hera e fundit që ai kishte shënuar tre gola në një ndeshje ka qenë për Porto-n në vitin 2011. 

Davies ka shënuar golin e fundit dhe Bayern harron eliminimin nga Champions League duke u rikthyer në krye.

Aktualisht bavarezët janë në kuotën e 60 pikëve, aq sa Borussia Dortmund i vendit të dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat