Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Milan – Inter.
Skuadra e Interit ka shkuar në pushim me epërsi minimale prej 0-1.
Mesfushori i Interit, Matias Vecino realizoi golin e vetëm në minutën e tretë – pas asistit të Lautaro Martinez.
Skuadra e Interit ishte më e mirë se Milani gjatë tërë kohës dhe me meritë ka shkuar në pushim me epërsi minimale.