Man Utd me transferim 80 milionësh nga rivali i Premierligës

Futboll

Man Utd me transferim 80 milionësh nga rivali i Premierligës

Më: 17 mars 2019 Në ora: 21:49
Manchester United

Manchester United e di se pika më e dobët në skuadrën e tyre është mbrotja.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Manchester United që të transferohen së paku dy mbrojtës qendror në afatin e verës.

‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar në transferimin e Harry Maguires nga Leicesteri.

Manchester United tentoi ta transferonte mbrojtësin anglez edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo refuzoi t’i paguante 80 milionë euro.

Të kuqtë janë të gatshëm tani që ta ofrojnë shumën e kërkuar nga Leicestri, në mënyrë që t’i marrin shërbimet e Maguires.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat