Djali i Vokrrit konfirmon gjithçka: Agim Ademi e Eroll Salihu më sulmuan rëndë, ma sulmuan edhe nënën

Futboll

Djali i Vokrrit konfirmon gjithçka: Agim Ademi e Eroll Salihu më sulmuan rëndë, ma sulmuan edhe nënën

Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:39
Gramoz Vokrri

Djali i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri ka rrëfyer për herë të parë të gjitha sulmet dhe akuzat që po i bëhen brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndaj tij dhe familjes Vokrri, madje atë e kanë larguar edhe nga puna.

Vokrri ka konfirmuar duke treguar se Agim Ademi dhe Eroll Salihu e kanë sulmuar shumë rëndë atë, madje ata e kanë sulmuar edhe nënën e tij.

“Më vjen keq që kjo ndodhi. Konferencën për media e vlerësoi qesharake, ku katër burra filluan të më sulmojnë, duke më përmendur edhe nënën, le të jetë në ndërgjegjen e tyre”, tha Vokrri.

Gramozi ka thënë në Klan Kosova se Agim Ademi e ka zhgënjyer tej mase.

Ai tha se krejt përplasja mes tij dhe Agim Ademit ka filluar në momentin kur i ka thënë atij se mandati për kushte normale duhet t’i skadojë në vitin 2020.

“Janë thirr në emër të vazhdimësisë së Vokrrit. I mblodhën nënshkrimet në ditën e dytë të vdekjes. Sjelljet e Agimit ndryshuan kur e përmendëm mandatin. Sipas statutit mandati kryetarit i skadon në vitin 2020. Kurse Agimi insiston në një mandat katërvjeçar. Ai e ka vazhduar mandatin e Fadil Vokrrit”, deklaroi Vokrri.

Gramozi foli edhe për postet që i janë ofruar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Më janë ofruar 6 pozita. Më është ofruar edhe posti i nënkryetarit, por e kam refuzuar sepse nuk kam dashtë ta bëjë si trashëgimi. Tri pozita tjera i kam refuzuar sepse janë rrezikuar tre punëtorë të vjetër”, u shpreh ai.

“Unë e kam kërkuar një pozitë te tetë, pas sekretarit. Jam shkolluar në Francë dhe i di pesë gjuhë. Kam qenë futbollist dhe ndoshta do të kontribuoja”, shtoi ai.

“Unë nuk kam kërkuar me qenë pjesë e FFK. Interesi nacional mbi të gjitha. Kam dashtë pozitë meritore, jo pozitë falas”.

Sipas Gramozit, ka shumë probleme në FFK.

“Abuzim nuk është veç te financat. Referët me stemë të FIFA delegohen në Ligën e Parë. Ky është abuzim. Agim Ademi e ka pas përkrahjen e madhe nga familja Vokrri. Pastaj kur diskutuam për mandatin nuk më mbet tjetër veç se të largohem sepse fitova antipati aty”, deklaroi ai.

Djali i të ndjerit, Fadil Vokrri, ka folur edhe për sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, sipas të cilit, fjalët që i tha ditë më parë, nuk janë të tij.

“Kam respekt të madh për Eroll Salihun. Por edhe ai është në situatë të keqe dhe fjalët që po i thotë në media nuk janë të tij”, deklaroi Gramozi.

“Nuk kam pas ambicie me hy në FFK, por rrethanat e kanë bërë të veten. Nësë nuk bëhen reforma në FFK nuk e di a do të vazhdojë të ecin mirë gjërat që kanë nis më herët”.

Gramozi tha se ndoshta do të kthehej në FFK sikur drejtuesit e saj ti kërkonin falje për konferencën për media, që Gramozi e vlerëson fyese për të dhe familjen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat