Leo Messi e barazon Cristiano Ronaldon

Futboll

Leo Messi e barazon Cristiano Ronaldon

Më: 18 mars 2019 Në ora: 00:02
Leo Messi

Barcelona dhe Mesis kanë vazhduar me formën mbresëlënëse.

Në xhiron e 28 në La Liga, Barcelona mori pikët e plota në udhëtim te Real Betis, duke triumfuar 4-1, në një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Messi.

10-shi magjik i Barcelonës realizoi tre gola, në minutat 18’, 45’ dhe 85’, kurse golin tjetër e shënoi Luis Suarez në minutën e 63’.

Pas këtij het-triku, Messi ka shkuar në 34 tregolësh në La Liga me fanellën e Barcelonës, aq sa Cristiano Ronaldo me Real Madridit – asush si ata gjatë historisë në Spanjë.

Image

Për të arritur 34 het-trike, Messit i janë dashur 444 ndeshje, kurse Cristiano Ronaldo (292).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat