Rashica me deklaratë të madhe pas fitores ndaj Leverkusenit

Futboll

Rashica me deklaratë të madhe pas fitores ndaj Leverkusenit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:59
Milot Rashica

Milot Rashica po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon.

Milot Rashica është duke shkëlqyer te Werder Bremeni, ndërsa në fundjavën që shkoi e mposhtën Bayer Leverkusenin, 3:1.

Ylli kosovar realizoi golin e dytë te skuadra gjermane, gjersa është shprehur tejet i lumtur me këtë fitore.

“Si gjithnjë, ne tentuam të luajmë futboll sulmues. Po, dy golat e parë dhe i treti ishin pjesë e kësaj takike”, tha Milot Rashica pas ndeshjes.

“Ne kemi tentuar, jemi stërvitur shumë para ndeshjes dhe në fund ne shënuam, pra jemi shumë të lumtur për këtë.”, ka shtuar më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat