Mauri Icardi tallet me Milanin

Futboll

Mauri Icardi tallet me Milanin

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:30
Marco Icardi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka deklaruar se Milani është vetëm zikaltër, pasi skuadra e tij doli triumfuese nga Derbi della Madonnina të dielën mbrëma.

Icardi nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren 3:2 në San Siro, pasi është duke u riaftësuar nga dëmtimi në gju, por argjentinasi nuk është përmbajtur pa e tallur rivalin e vjetër.

“Milano është vetëm zikaltër”, shkroi 26-vjeçari në rrjetet sociale.

Përkundër kësaj tallje, argjentinasi nuk ka luajtur futboll që prej se iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat