FFK e përmirëson promon e ndeshjeve të Kosovës

Futboll

FFK e përmirëson promon e ndeshjeve të Kosovës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 17:33
Kosova

Pas kritikave të shumta, Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërruar promon për ndeshjet e marsit që “Dardanët” do t’i zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Me krenari e përgjegjësi drejt Euro 2020”, kështu quhet promo e publikuar në faqen zyrtare të FFK-së në Facebook.

Para nisjes së aventurës për “Euro 2020” me 25 mars kundër Bullgarisë, Kosova të enjten përballet të enjten me Danimarkën në stadiumin “Fadil Vokrri”, miqësore që do të shërbejë siç ka thënë Bernard Challandes, “për t’u bërë gati për sfidat e rëndësishme që kemi para”.

Ndeshja me Danimarkën do të zhvillohet nga ora 19:00, kurse e para në Grupin A në kualifikueset për “Euro 2020” kundër Bullgarisë, do të zhvillohet të hënën nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat