“Rikthimi në Madrid? Do të shohim, mes meje dhe Zidane s’ka ndodhur asgjë” - Bota Sot
“Rikthimi në Madrid? Do të shohim, mes meje dhe Zidane s’ka ndodhur asgjë”

Futboll

“Rikthimi në Madrid? Do të shohim, mes meje dhe Zidane s’ka ndodhur asgjë”

Më: 18 mars 2019 Në ora: 18:13
Rodrigues dhe Zidane

James Rodriguez nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në “Santiago Bernabeu”, duke insistuar se kthimi i Zinedine Zidane s’do ta ndryshojë të ardhmen e kolumbianit.

E ardhmja e James Rodriguez mbetet e paqartë dhe e pazgjidhur.

Pasi shënoi “hat-trick” në fitoren 6-0 të Bayern Munich ndaj Mainz, kolumbiani ka folur mbi mundësinë e rikthimit në “Santiago Bernabeu”, në fund të këtij sezoni: “Ne do të shohim se çfarë mund të ndodhë”.

Ai u pyet për Zinedine Zidane, nëse kthimi i francezit në Madridi do të ndikojë në planet e 27-vjeçarit.

“Mes meje dhe Zidane nuk ka ndodhur asgjë”, u përgjigj James.

“Personalisht mendoj se kjo nuk do të ndikojë fare në të ardhmen time”.

Bayerni mund ta blejë lojtarin për 42 milionë euro në fund të sezonit, por nuk dihet ende nëse klubi gjerman do të shfrytëzojë këtë të drejtë.

Si presidenti Uli Hoeness, po ashtu edhe Karl-Heinz Rummenigge, kryetar i bordit të klubit bavarez, besojnë se kolumbiani mund të qëndrojë në “Allianz Arena”, gjithmonë nëse Niko Kovac beson në cilësitë e 27-vjeçarit, me të cilin ish asi i Real Madridit e nis keq sezonin.

Por, dalëngadalë ka përmirësuar statistikat dhe tashmë pas 23 ndeshjeve numëron 7 gola dhe ka dhënë edhe 6 asiste. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...