Kristian Panuçi fton 3 lojtarë të “rinj” - Bota Sot
Kristian Panuçi fton 3 lojtarë të “rinj”

Futboll

Kristian Panuçi fton 3 lojtarë të “rinj”

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:32
Kombetarja e Shqiperise

Kristian Panuçi ka bërë ndryshimin e radhës në listën e përfaqësueses shqiptare të futbollit, pasi dëmtimet e lojtarëve me skuadrat përkatëse në kampionate kanë bërë që nga ekipi të largohen Andi Lila dhe Egzon Binaku. Trajneri Panuçi ka ftuar Keidi Bare, Ylber Ramadani dhe Kastriot Dermaku, emra të cilët ishin injoruar fillimisht nga trajneri i kuqezinjve për zgjedhje teknike. Ndaj në stërvitjen e sotme, ekipi nuk ka qenë i plotë, pasi përveç atyre që do të bashkohen në dytët në vijim me grupin kuqezi, në përfaqësuese nuk ishin as Abazaj, Aliji dhe Xhaka, të cilët kanë luajtur dje në ekipet përkatëse. Megjithatë, në listë vazhdon të mos jetë Tomas Strakosha, i cili është lënë përfundimisht jashtë nga trajneri si masë ndëshkimore se humbi avionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...