Talenti i Chelsea, pasi e ftoi Anglia: Mendova se po bënin shaka me mua

Futboll

Talenti i Chelsea, pasi e ftoi Anglia: Mendova se po bënin shaka me mua

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:04
Talenti i Chelsea, Callum Hudson-Odoi

Talenti i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, ka mbetur i habitur me ftesën e Anglisë.

Ai tha gjatë ditës së hëne se në fillim mendonte se të gjithë po bënin shaka me të, por në fund doli të jetë e vërtetë dhe është i lumtur që do ta veshë fanellën e “Tre Luanëve”.

Gareth Southgate e ftoi 18-vjeçarin pasi mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaë, është lënduar dhe është larguar nga lista.

“Ka qenë një ditë e çmendur, thirrja e parë në ekipin A është e mrekullueshme”, tha Odoi.

“Ka qenë një ditë e mundimshme sepse njëherë më është dashur të udhëtojë për t’u bashkuar me ekipin U-21 e më pas më thirren dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu”.

“Mendova se po talleshin me mua, isha i shokuar – s’mund ta besoja. Ëndrra më është bërë realitet”.

Callum Hudson-Odoi ka bërë 24 paraqitje për Chelsean këtë sezon në të gjitha garat. Ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar edhe gjashtë asiste.

Hudson-Odoi tani do të jetë nën urdhëratë e Southgate për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020” me Çekinë dhe Malin e Zi.

Anglia gjendet në Grupin A, ku bën pjesë edhe Kosova me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat