Chelsea refuzon ofertën e parë të Realit, tregon çmimin e Hazardit - Bota Sot
Chelsea refuzon ofertën e parë të Realit, tregon çmimin e Hazardit

Futboll

Chelsea refuzon ofertën e parë të Realit, tregon çmimin e Hazardit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:07
Eden Hazard

Chelsea ka refuzuar ofertën e parë të Realit prej 82 milionë eurove për Eden Hazardin.

Sipas “Het Laatste Nieuws”, është refuzuar oferta e parë e Real Madridit për Hazardin.

Los Blancos ofruar pak më shumë se 80 milionë euro, por Chelsea kërkon të paktën 115 milionë euro për 28-vjeçarin.

Kurse në Spanjë, AS vazhdon të raportojë se Hazard është i etur për t’u transferuar gjatë verës në “Santiago Bernabeu”.

Hazardi dëshiron që të realizojë ëndrrën fëmijërore dhe të luajë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.

“Të gjithë e dinë respektin që kam për Zidanen si lojtar, por edhe si trajner. Ai ishte idhulli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por natyrisht, do të doja të luajë nën urdhëratë e Zidane, do të ishte një ëndërr”, kishte thënë Hazard në vitin 2017.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...