Forma e lartë e sulmuesve ia vështirëson përzgjedhjen Challandesit

Futboll

Forma e lartë e sulmuesve ia vështirëson përzgjedhjen Challandesit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:32
Bernard Challandes

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes si kurrë më parë do ta ketë të vështirë të vendosë për vijën e parë të sulmit në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës dhe atë kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë.

Kjo, për faktin se në javët e fundit futbollistët e Kosovës kanë treguar formë të lartë në klubet e tyre.

Formën më të lartë pa dyshim se po e kalon Milot Rashica, i cili pas dy golave të realizuar javën e kaluar, këtë fundjavë shënoi edhe një gol në fitoren e Werder Bremenit përballë bayer Leverkusenit. Rashica shënoi golin e dytë në fitoren 3:1 dhe për të ishte edhe i shtati në 18 paraqitje në Bundesligë, raporton KTV.

Edhe sulmuesi tjetër Vedat Muriqi, javën e kaluar shënoi dy gola në Superligën e Turqisë, kurse në këtë fundjavë shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e Rizesportit me rezultatin 2:0. Në 26 paraqitje, sulmuesi nga Prizreni ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Një gol dhe një asistim pati edhe Atdhe Nuhiu në “Championshipin” e Anglisë. Dy mintuta pasi u inkuadrua në fushë shënoi golin e dytë, kurse asistoi edh në golin e tretë në fitoren e Sheffield Wednesday kundër Blacburnit me rezultatin 4:2.

Si goli ashtu edhe asistimi, për Nuhiun ishin të parët këtë vit dhe në momentet më të mira para ndeshjeve të Kosovës.

Me një gol dhe një asistim e mbylli ndeshjen edhe Benjamin Kololli. Ai shënoi dhe asistoi në fitoren e Zuerichut kundër Xamaxit me shifrat, 2:1. Për Kolollin ishte goli i nëntë dhe asistimi i gjashtë në 23 paraqitje në elitën e futbollit zviceran.

Paraqitje të mirë pati edhe i rikthyeri te Kosova, Bersant Celina. Ai shënoi një gol në çerekfinale të “FA Cup” kundër ish-skuadrës së tij, Manchester Cityt. Celina shënoi për 2:0, por City në fund fitoi ndeshjen me rezultatin 3:2.

Jo vetëm Rashica shënoi në Bundesligë. Gol për Wolfsburgun që fitoi 5:2 ndaj Dusseldorfit, realizoi edhe Admir Mehmedi, i cili gjithashtu është rikthyer te Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat