Trajneri i Danimarkës ‘përulë’ Kosovën: Do të bëjmë stërvitje të mirë - Bota Sot
Trajneri i Danimarkës ‘përulë’ Kosovën: Do të bëjmë stërvitje të mirë

Futboll

Trajneri i Danimarkës ‘përulë’ Kosovën: Do të bëjmë stërvitje të mirë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:38
Age Hareide

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, ka provokuar në prag të ndeshjes Kosovë – Danimarkë.

Kosova dhe Danimarka do të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, më 21 mars, me fillim nga ora 19:00.

Përkundër rezultateve të jashtëzakonshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, selektori danez duket se shikon dardanët si një kombëtare të nivelit të dobët, duke thënë se e sheh këtë ndeshje si stërvitje.

“Ne do të bëjmë një stërvitje shumë të mirë kundër Kosovës. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm të luajmë ndaj një kundërshtari që pozicionohet më poshtë se ne” ka thënë Hareide.

Kosova në ndeshjen kundër Danimarkës do të përballet me disa mungesa si Valon Berisha e Hekuran Kryeziu.

Gjithashtu, në këtë ndeshje pritet edhe mos aktivizimi i Benjamin Kolollit, i cili mund  të pushohet për ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...