“Torcida” për 35 vite në mbështetje të sportit dhe klubeve mitrovicase

Futboll

“Torcida” për 35 vite në mbështetje të sportit dhe klubeve mitrovicase

Nga: F.B. Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:11
Torcida

Me 20 mars mbushen plotë 35 vite të daljes në skenë  të shoqërisë së parë të organizuar të tifozëve ne vendin tonë , në vitin e largët 1984, ku një grup sportistësh edhe mbështetësish të sporti në krye me Shefqet Begun “Komandant Qeti”, patën krijuar shoqërinë “Torcida” dhe mbështetni sportin dhe klubet mitrovicase.

Ato ditë nuk kanë qenë aspak të lehta kujton sot “Qeti”, pasi ishin në shënjestër të regjimit paramilitar e ushtarak serb, që i pengonte secili aktivitet edhe organizim i shqiptarëve, qoftë ai edhe vetëm si përkrahje e sportit dhe sportistëve.

“Kemi qenë një grup jo shumë i madh, ndërsa habia e njerëzve ka qenë shumë  e madhe, pasi shoqëri të tifozëve të organizuar kishin parë vetëm në vendet tjera, ndërkohë që kishim telashe edhe me policinë dhe regjimin serb, që i pengonte organizimi ynë” thotë Begu, duke shtuar se pas një kohe jo shumë të gjatë kishin mbi 3 mijë anëtarë të rregullt.

Image

“Qëllimi ynë kryesor ishte motivimi dhe nxitja e sportistëve tanë, që në garat në sportet e ndryshme të arrijnë rezultate sa më të mira dhe të mbrojnë me dinjitet ngjyrat më të mira ato gjelbër e zi, që janë ngjyrat tradicionale të qytetit buzë Ibrit” thotë ai

Ngjyrat gjelbër e zi janë ngjyra të minatorëve dhe “buajve të nëntokës” që ishin edhe mbetën gjenerator i ngjarjeve të mëdha dhe kthesave të popullit tonë, andaj secili pjesëtar i Torcidës e ka për nder prezantimin me këto ngjyra dhe mbrojtjen e vlerave të kësaj shoqërie.

Sipas “Qetit” - Torcida është nismëtare e krijimit edhe të shoqërive tjera sportive, që kanë begatuar arenat tona sportive, ndonëse kohë pas kohe ka pasur edhe ka ende “shkëndija” dhe “xixa” konfrontimi mes këtyre shoqërive.

“Secili sportdashës edhe secila shoqëri e tifozëve, qëllimin parësor e ka inkurajimin, trimërimin, nxitjen për angazhim dhe prezantim të denjë të ngjyrave të klubit, andaj ato kanë sjell rivalitet edhe kanë kontribuar edhe në rezultatet në arenat qofshin vendore ose ndërkombëtare” thotë “Qeti”, që fton shikuesit që mbështesin përfaqësuesen tonë, këta djem që po na bëjnë krenar edhe po shkruajnë historinë e prezantimit në arenat ndërkombëtare.

Mirëpo ai dhe kolegët e tij nga Torcida kanë kritika për institucionet që nuk po mbështesin sportin tonë, ndonëse janë bind se sporti dhe sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi në botë.

Image

Posaçërisht ai ka kritikë për gjendjen në të cilën ndodhet sporti mitrovicas, duke nisur nga klubet e futbollit, basketbollit dhe hendbollit, që janë në shkallën më të ultë që nga periudha e pasluftës.

“Aktualisht frontin dhe primatin me rezultate edhe paraqitje të mira në vend, po e mbajnë xhudistët , karateistët dhe atletët mitrovicas, që po dëshmohen edhe sjellin medalje nga gara në garë, ndërsa sportet tjera vetëm sapo ‘mbijetojnë’ bazuar në rezultatet që po arrijnë” shprehet Shefqet Begu.

Ai beson se me ngritjen ekonomike të vendit tonë, me rritjen e investimeve në sport, përkatësisht zbatimin e ligjit për sponzorim edhe sport, do të kemi rritje të rezultateve të sportistëve tanë, qoftë në arenën vendore edhe ndërkombëtare, ndërkohë që do rritet edhe mbështetja e shoqërive të tifozërisë.

Torcida ka raporte të mira me shumicën e shoqërive të tifozëve në vendin tonë, me përjashtime, ndërkohë që “Dardanët” i konsideron si shoqëri që po di të organizohet edhe që po i shpaguhet animi me rezultate edhe paraqitje të mrekullueshme të djelmoshave tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat