Mbrojtësi i Man Unitedit: Unë e di dobësinë e vetme të Messit - Bota Sot
Mbrojtësi i Man Unitedit: Unë e di dobësinë e vetme të Messit

Futboll

Mbrojtësi i Man Unitedit: Unë e di dobësinë e vetme të Messit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:52
Leo Messi

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, është shprehur i gatshëm për përballjen kundër Lionel Messit e Barcelonës, përkundër formës së mirë të argjentinasit.

Smalling ka thënë se ai është i vetmi njeri në botë që e di një dobësi të yllit të Barcelonës, Messit. Megjithatë, anglezi nuk ka pranuar ta zbulojë këtë dobësi të argjentinasit.

“Messi e ka vetëm një dobësi të cilën ia di vetëm unë. Nuk mendoj se bota është e vetëdijshme për këtë gjë, kështu që nuk do ta zbuloj tani”, ka thënë Smalling.

Smallingu do ta ketë mundësinë ta dëshmojë se e di me të vërtetë ndonjë dobësi të argjentinasit kur këta të dy të përballen, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Manchester Unitedi dhe Barcelona do të përballen fillimisht në Old Trafford, më 10 prill, e pastaj ndeshja kthyese do të zhvillohet në Camp Nou, më 16 prill.

Klubi katalonas është favorit për ta zënë një vend në gjysmëfinale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, pasi që djemtë e Ernesto Valverdes janë duke e kaluar një sezon më të mirë këtë vit. Ata janë në finale të Kupës së Mbretit dhe liderë të La Ligës. Për këtë arsye, e duan me ngulm edhe suksesin në Ligën e Kampionëve për ta kompletuar tripletën këtë sezon.

Në anën tjetër, Manchester Unitedi është ringjallur pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe emërimit të Ole Gunnar Solskjaer në pozitën e trajnerit. Megjithatë, dy ndeshjet e fundit kanë qenë zhgënjyese për “Djajtë e kuq”, të cilët e humbën vendin e katër në tabelën e Premierligës pas disfatës ndaj Arsenalit dhe u eliminuan nga FA Cup pas disfatës ndaj Wolves.

Megjithatë, skuadra e Solskjaer e dëshmoi në fazën paraprake të Ligës së Kampionëve se asgjë nuk është e pamundur. Manchester Unitedi u kualifikua në çerekfinale duke e përmbysur rezultatin ndaj Paris Saint-Germainit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...