Basha: Ndaj Turqisë të përsërisim fitoren në Portugali - Bota Sot
Basha: Ndaj Turqisë të përsërisim fitoren në Portugali

Futboll

Basha: Ndaj Turqisë të përsërisim fitoren në Portugali

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:55
Basha: Ndaj Turqisë të përsërisim fitoren në Portugali

Migjen Basha ka dalë në konferencë për shtyp, ku foli për ndeshjet që Shqipëria do luajë me Turqinë dhe Andorrën për kualifikueset e Euro 2020. Për mesfushorin veteran ndeshja e parë është shumë e rëndësishme për të filluar ëndrrën drejt Europianit, ashtu siç ndodhi me Portugalinë dhe u arrit kualifikimi në Euro 2016.

Atmosfera – Si çdo herë atmosfera ka qenë  e mirë. Përgatitja ka qenë shumë e mirë. E dimë rëndësinë e ndeshjes së parë, ashtu siç bëmë me Portugalinë dhe shkuam në Europian.

Në ndeshjet miqësore ka qenë e vështirë. Trajneri vendosi të bëhen disa prova me lojtarë të rinj. Trajneri vendosi të bëjë ndryshim edhe dhe normale se duhet të bëhen rinovime. Në ligën e Kombeve e nisëm mirë me fitore, Në Skoci u mundën, të gjithë e patë se si u mundëm, ndërsa në Izrael nuk e merituam të humbasim. Ndeshja e kthim me Skocinë ishte e dobët, u ndëshkuam nga ai karton i kuq. 

Suksesi i 4 vite më parë – Futbolli ka ndryshuar, nuk ka shumë diferenca mes ekipeve. Nëse mendojmë se do shkojmë të fitojmë shumë lehtë në Moldavi e Andorrë është shumë keq.

Skemat - Realisht nuk kemi filluar me detajet se si do luajmë, sepse dje ishte dita e parë dhe nuk ishin të gjithë lojtarët. Sot do shohim se çfarë do bëjmë. Kemi provuar të luajmë në ofensiv në fillim, tani të shohim.

Nëse luajmë ndaj Andorrës në shtëpi s’mund të luajmë në mbrojtje, në bazë të kundërshtarit do të luajmë edhe ne.

Lenjani – Atmosfera është e mirë dhe Strakosha e Lenjani janë probleme nuk duhet të jenë në grup. Lenjani e ka marrë vet vendimin dhe nuk duhet të ndikojë. Strakosha ishte gabim dhe vendim i takon trajnerit. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të stërvitemi. 

Sa i përket mua dhe Lenjanit, që sa vite jemi bashkë. Ne nuk jemi ankuar, kur jemi këtu, pavarësisht se kemi 2 minuta apo 5 minuta në dispozicion, po mbrojmë ngjyrat kuqezi. Kombëtarja të ndihmon dhe nuk të çon te një klub si Real Madridi apo Barcelona. Kur jemi këtu jemi mundu me u sjell mirë, mos me i sjell problem kombëtares.

Motivimi i të rinjve – Çdo lojtar duhet me e ndihmuar, nuk ka lidhje nëse është i ri apo i vjetër në kombëtare. Duhet me fol pozitivisht me çdo lojtar, edhe nëse nuk ke raport të mirë. Duhet me i treguar për disiplinën që ka ekipi kombëtar dhe mbrojtja e këtyre ngjyrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...