Danimarka me risi ndaj Kosovës

Futboll

Danimarka me risi ndaj Kosovës

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:06
Danimarka me risi ndaj Kosovës

Kombëtarja e Danimarkës do të ketë risi për ndeshjen e së enjtes ndaj Kombëtares së Kosovës.

Sipas mediave daneze, trajneri Age Hareide e ka ftuar për herë të parë futbollistin Jacob Bruun Larsen.Talenti 20 vjeçar ka shkëlqyer me Borussia Dortmundin dhe tash pritet ta shfaq talentin e tij edhe në nivelin e kombëtares.Ai do ta zëvendësojë golashënuesin e Copenhagen, Robert Skov, i cili është detyruar të mbetet jashtë për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën në fitoren ndaj liderit Horbo IK me rezultat 3:1 në Superligën e Danimarkës.

Skov, i cili po ashtu pritej ta bënte debutimin tek Kombëtarja, aktualisht është i nënti në listën për “Këpucën e Artë” me 24 gola sezonalë.Danimarka do të takohet me Kosovën në miqësoren e 21 marsit para se të përballet me pas me Zvicrën më 26 mars në kualifikimet e Evropianit 2020.Bruun Larsen do t’i bashkohet bashkëlojtarit të tij tek Dortmundi, Thomas Delaney, i cili tashmë i ka zhvilluar 34 ndeshje me Danimarkën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat